pd

I trumbetuar si takim tepër i rëndësishëm mes aleatëve të kaolcionit të djathtë, ky i pasdites së 1 Prillit rezultoi me të vërtetë i gënjeshtërt.

Si Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ashtu dhe dy deputetët çamë, Tahiri dhe Muhedini nuk i shkuan në zyrë Lulzim Bashës, ashtu siç ky i fundit i kishte kërkuar.

Republikanët u përfaqësuan nga Nënkryetari Arjan Madhi, kurse nga partia e çamëve nuk u duk asnjëri në oborrin  e PD-së. I vetmi kryetar që i shkoi në takim Bashës ishte Nard Ndoka i demokristianëve.

Duket se situata në koalicionin e djathtë nën drejtimin e Lulzim Bashës, nuk është aspak e mirë, ndryshe nga sa u mundua ta komentojë një ditë më parë vetë Basha, duke dashur të japë garanci se brenda këtij koalicioni nuk ka asnjë problem.

Mos vajtja e Fatmir Mediut, në takimin e këtij 1 Prilli me Lulzim Bashën, edhe pse zyrtarisht ndodhej në një angazhim tepër të rëndësishëm, është sigurisht mesazhi më i fortë që ai ka dashur t’i japë kreut demokrat, pas debateve të ndërsjellta në distancë.

Pazare mes PD-së dhe PS-së, për të lënë në pushtet këtë të fundit në qytetin e Durrësit i ka konsideruar Mediu vetëm dy ditë më parë, përçapjet e kreut demokrat për të mos kandiduar Agron Dukën si kandidat i të djathtës për Bashkinë e Durrësit.

Që Republikanët nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre, për të patur Agron Dukën si kandidatin e përbashkët në Durrës, kjo iu bë e qartë edhe në këtë takim Bashës nga i dërguari i Mediut.

Ndërsa mos-vajtja e dy deputetëve çam, Tahir Muhedini dhe Dashamir Tahiri, të cilët janë në fakt të vetmit që shkojnë shpesh edhe në mbledhjet e grupit të PD-së, është mesazhi përfundimtar se çamët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ashtu siç tha kryetari i tyre ditë më parë krah kreut socialist Rama nga selia e PS-së.

Me ketë situatë të nderë brenda koalicionit të djathtë, por dhe pas tentativave të fundit për të larguar disa kandidatë potencialë të propozuar masivisht edhe nga vetë baza e PD-së, sidomos në Veri të vendit, duket se lidershipi i PD, po vendos me duart e veta humbjen e zgjedhjeve lokale në disa zona ku është favorite.

Tv Klan