Në përfundim të një takimi që zhvilluan në Partinë Socialiste, disa prej aleatëve të kësaj force politike i kanë bërë thirrje zgjedhësve të tyre që në zgjedhjet e 25 qershorit të votojnë për PS-në.

“Në kushtet kur nuk ka koalicione, çdo votë për partitë e vogla dëmton fitoren e PS-së”

, shpjegoi Petro Koçi, kryetar i PSV ’91.

Ndërsa Gjergj Koja, tha se është një vendimmarrje e konsultuar me strukturat përkatëse, me arsyetimin se “rruga e reformave është e vetmja mundësi” për integrimin në BE.

Një tjetër aleat i PS-së, Idajet Beqiri, tha: “

Ne e konsiderojmë veten sikur jemi bashkë, por me një përfaqësuese të vetme, që është Partia Socialiste”.

Këto parti i bënë thirrje aleatëve të regjistruar në KQZ që të ç’regjistrohen, me qëllim “të mos hidhen votat kot, por të mundësohet vazhdimësia e kësaj qeverisjeje”, u shprehën ata./ABCNews