alekuAgnad Hasija i njohur si “Alek” në telenovelën “Bidai” që transmetohet në Tv Klan, ka prezantuar nënën e tij me fansat.

Aktori dhe modeli indian shpesh me anë të rrjeteve sociale shpreh dashurinë për familjarët dhe këtë herë ka vendosur të bëjë publike dashurinë pa kushte për të ëmën.

Me anë të një selfie “Aleku” ka uruar përzemërisht nënën, pasi ajo festonte ditëlindjen. Marrëdhënien mes tyre aktori e ka cilësuar më shumë si “shokë”, pasi nëna për të është gjithçka.

tvklan.al