sadnaa

Angad Hasija i njohur si Alek dhe Sara Khan e njohur si Sadna në telenovelën Bidai, e cila transmetohet në Tv Klan vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme për njëri – tjetrin.

Takimet e shpeshta mes tyre nuk janë rastësore, pasi ata gjithnjë planifikojnë të arëgtohen sëbashku dhe herë – herë duke u shoqëruar edhe nga partnerët e tyre real.

55

Së fundmi Alek ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me Sadnën, ku duket qartë afrimiteti mes tyre. Sëbashku kanë qenë të ftuar në ditëlindjen e një mikut të tyre, në të cilën janë argëtuar pa fund. Përshkrimi i kësaj fotoje nga ana e Alekut ka qenë tepër i veçantë, pasi ai nuk ka nguruar të shprehë fjalët më të mira për miken e tij, duke e vlerësuar si shoqen më të mirë.

Komentet në lidhje me këtë foto nga fansat e tyre kanë qenë të ndryshme. Shumë prej komentuesve foton e cilësuan si “hot”, duke u shprehur se si e lejojnë partnerët përkatës këtë miqësi kaq të ngushtë mes tyre.

tvklan.al