greqiParashikimet për fitoren e të majtëve radikalë të SYRIZAs, kanë shqetësuar pa masë kredidhënësit ndërkombëtar.

Në këmbim të masave shtrënguese anti – krizë, ata i kanë dhënë Greqisë një seri ndihmash financiare prej vitit 2010.

Vlera e përgjithshme e tyre arrin në rreth 300 mld dollarë. Por 40 – vjeçari Aleksis Cipras, kreu i Syrizas, i ardhur në politikë përmes grupimeve të rinisë komuniste, kërkon rinegocim të këtyre masave shtrënguese, që sipas tij janë shtypëse për shoqërinë greke.

Cipras ka paralajmëruar madje edhe nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona, nëse nuk përmbushen kërkesat e tij. Por pakkush beson tashmë se Cipras, do të ketë aq forcë sa të marrë përsipër kostot e këtij propozimi.

SYRIZA kërkon një program të shpejtë rigjallërimi të ekonomisë. Ka premtuar rritje të pagës minimale nga 560 në të paktën 700 dollarë.

Sipërmarrjeve të vogla do t’u zgjatet afati për kthimin e borxheve dhe bankat do të shtetëzohen. Të gjitha këto kur borxhi është sa 180% e prodhimit të brendshëm bruto.

Analistët thonë se të gjitha këto premtime nuk kanë asnjë lidhje me ekonominë pasi janë të parealizueshme në periudhë krize.

Masat e shtrëngesës të aplikuara nga qeveritë pararendëse kanë bërë që ekonomia greke t’u rikthehet ritmeve pozitive. Megjithatë, grekët duken të lodhur dhe shohin tek Cipras, personin që do t’u rikthejë dinjitetin kombëtar.

Shpresë tek ai shohin edhe emigrantët, për të cilët SYRIZA ka politika mjaft të buta dhe shumë herë më integruese se ato të deritanishmet.

Është domethenës në këtë drejtim prezantimi i tij në pritjen e presidentit Papuljas, ku nuk u shfaq me bashkëshorten, por me një emigrante afrikane në krah.

Shpresë shohin edhe të rinjtë grekë, 50% e të cilëve janë të papunë për shkak të tkurrjes së ekonomisë nga masat antikrizë.

Tv Klan