Në Ballkan ka shenja të përkeqësimit të marrëdhënieve midis vendeve. Është ky alarmi  që jep ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano teksa ka njoftuar se pikërisht për shkak te këtyre tensioneve do të zhvilloje një takim të ministrave të jashtëm të Ballkanit më 27 maj.

Zhvillimet shqetësuese në Maqedoni dhe kriza e zgjatur politike në Shqipëri janë shenja serioze të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi Alfano.

“Në këtë fazë në duhet të ndalemi tek perspektiva e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i ndihmuar ata në rrugën e tyre. Duhet t’i ndihmojmë këto vende në mënyrë që ato të  çojnë përpara procesin e integrimit rajonal”

Alfano thotë se kohët e fundit në Ballkan është shënuar rigjallërim i retorikës nacionaliste dhe euroskepticizmit, me një ndikim negativ jo vetëm në dinamikën e brendshme politike, por në përgjithësi në marrëdhëniet ndërshtetërore në rajon.

Tv Klan