Alicia KeysAlicia Keys ka vendosur të shfrytëzojë shtatzëninë e saj për një kauzë të madhe.

Ajo ka pozuar nudo dhe ne bark ka pikturuar shenja e paqes.

Me duar që mbulojnë vetëm gjoksin, këngëtarja 33 – vjeçare me simbolikën e paqes të pikturuar ka mbështetur kauzën  “We are here”.

Kjo kauzë ka për qëllim bashkimin e njerëzve dhe sensibilizimin e tyre për të ndryshuar gjërat në botë.

Ajo ka shpjeguar kohë më parë për New York Times se që nga vrasja e Michael Brown e ka marrë mjaft seriozisht rolin e saj në këtë botë e për këtë arsye kërkon të bëjë ndryshim.