Moderatorja e “Dance With Me Albania”, Alketa Vejsiu ka dhënë të tjera detaje për spektaklin më të ri televiziv që do të nisë në muajin Shkurt në Tv Klan.

Alketa sqaroi se në këtë spektakël të quajtur “Në Kurthin e Piter Panit”, do të marrin pjesë fëmijë të moshës nga 4 vjeç deri në 9 vjeç. Ajo ftoi të gjithë prindërit që mendojnë se fëmija i tyre ka talent, të paraqiten në ambientet pranë televizionit Klan ditën e enjte në orën 14:00.

Një javë më parë, Alketa Vejsiu bëri me dije për herë të parë spektaklin që pritet të nisë së shpejti.

“Dua t’ju kujtoj se sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Për të gjithë fëmijët e kësaj bote, për të gjithë fëmijët tuaj dhe tanët, gëzuar festën e fëmijëve. Keni parë besoj në postimet e ditëve të fundit që ne shumë shpejt në televizionin Klan do të fillojmë një spektakël të ri, “Në Kurthin e Piter Panit”. Është një nga spektaklet më të bukur që është realizuar ndonjëherë për fëmijë i shitur në shumë shtete të botës.

Duam t’ju rikujtojmë të gjithëve ju që mendoni se keni një star (yll) në familje, një gazetar të ardhshëm, një prezantues të televizionit, në qoftë se ka moshën nga 4-9 vjeç, tamam vitet kur mund të përcaktosh atë X dhe yllin që kërkojmë ne, të vini dhe të paraqiteni ditën e enjte në orën 14:00 në televizionin Klan. Asistentët e produksionit do t’ju presin të gjithëve në hyrje të televizionit, jemi gati që të kënaqemi në këtë aventurë të re

”, tha Alketa Vejsiu.

/tvklan.al