Një burrë ka sulmuar me thikë shtatë persona në Toulouse të Francës, mes të cilëve janë edhe tre oficerë policie. 

Një ish-pacient psikiatrik goditi katër kalimtarë, pastaj sulmoi tre oficerë policie duke bërtitur Allahu Akbar në Toulouse.

Autori 42-vjeçar, i cili dyshohet se është i sëmurë mendor, filloi të godiste oficerët para se ata ta arrestonin.

Ai vazhdoi të thërriste Allahu Akbar, më pas ai u rrëzua përtokë duke shpërthyer në lot.

Një dëshmitar tha:

“Ne po bisedonim dhe ai u hodh mbi ne. Ai së pari kapi djalin tim dhe pastaj rrahu vajzën time. Ne vetëm vrapuam.”

Dy nga viktimat u dërguan në spitalin Toulouse-Rangueil

./tvklan.al