allegroMassimiliano Allegri është fituesi i edicionit të pestë të çmimit “Enzo Bearzot”.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës Italiane të Futbllit, Carlo Tavecchio.

Trajneri i Juventus është nderuar me këtë vlerësim, pasi në karrierën e tij ka treguar se është në gjendje të krijojë skuadra që kanë dhënë rezultat, por pa harruar lojën të bukur.

Massimiliano Allegri ka treguar të njëjtin shprit gare si Enzo Bearzot strategu që shpalli Italinë kampionë të Botës në vitin 1982.

Më parë këtë çmim që është për trajnerët italianë e kanë marrë Carlo Ancelotti, Vincenzo Montella, Walter Mazzarri dhe Cesare Prandelli.

Për Massimiliano Allegri është një shenjë vlerësimi se po kryen një punë të lavdërueshme.

Juventus i tij është 14 pikë larg vendin të dytë Roma në kampionat dhe ka mbetur i vetmi ekip italian ende në garë në UEFA Champions League.

Tv Klan