Edhe pse klubi nuk e ka njoftuar zyrtarisht, mediat italiane e konsiderojnë si punë të mbaruar.

Massimilioano Allegri ka rinovuar kontratën me Juventusin.

Raportohet për një takim me drejtuesit e klubit që ka sjellë edhe zgjatjen ë marrëdhënies deri më 2019. Edhe pse humbi rëndë në finalen e Champions League ndaj Real Madrid, kontrata e tij duket se do të jetë më e larta në Serie A, afro 8 milion euro në vit.

Është një shumë e përafërt me pagat e Higuain dhe Dybala.

Në takimin që ka patur në selinë e klubit me drejtuesit Marotta dhe Agneli është folur edhe për planet sportive dhe të merkatos.

Premtimi është që të përforcohet skuadra në mënyrë që të jetë pretendente edhe sezonin e ardhshëm për trofeun e Champions League.

Douglas Costa është emri në krye të listës së futbollistëve që Juventus pretendon të afrojë në merkaton e verës.

/Tv Klan