Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II, është raportuar në polici për shkak se nuk kishte vënë rripin e sigurimit ndërkohë që udhëtonte me makinë drejt ceremonisë së Hapjes së Parlamentit të Shtetit.

Policia e West Yorkshire konfirmoi nëpërmjet një postimi në Twitter që dikush kishte telefonuar 999 duke raportuar se monarkja nuk kishte vënë rripin e sigurimit.

Mbretëresha po udhëtonte në Westminster së bashku me Princin Çarls për të mbajtur fjalimin e saj.

Ligji në lidhje me rripat e sigurimit thotë se “vënia e rripit të sigurimit është e detyrueshme nëse sedilja ku jeni ulur është e pajisur me një të tillë.”

Ata që veprojnë në kundërshtim me ligjin, mund të gjobiten me £ 500 për mos vënien e rripit të sigurimit.

Megjithatë, mbretëresha nuk mund të procedohet penalisht sipas ligjeve të Mbretërisë se Bashkuar dhe një prej zëdhënësve tha që nuk donte të komentonte mbi ankesën./Tv Klan