Ambasada amerikane dënon sulmin e mbrëmshëm me granatë në drejtim të hapësirave të Radio-Televizionit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një sulm shtesë kundër demokracisë kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike.

“Një grup i vogël paftyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmeve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike. Kosova është më e mirë se kaq. Ambasada amerikane fuqimisht përkrah përpjekjet e institucioneve kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve. Qëndrojmë pranë qytetarëve të Kosovës, duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të popullit të lirë dhe demokratik”,

thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane./RTK