Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Presidentin e sapo zgjedhur Ilir Meta, për detyrën e re.

Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, Ambasada shprehet se mirëpret bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për sfidat me të cilat përballet vendi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar”,

thuhet në deklaratë./tvklan.al