Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se regjistrimet për Lotarinë Amerikane do të rifillojnë nga e para për shkak të problemeve teknike.

Në një njoftim në Facebook, ambasada amerikane sqaron se të gjitha aplikimet e bëra përpara datës 18 Tetor 2017 duhet të ribëhen, në të kundërt do të quhen të pavlefshme.

Regjistrimet për Lotarinë Amerikanë do të rifillojnë të mërkurën më 18 Tetor në orën 18:00 dhe do të mbyllen më 22 Nëntor në orën 17:00.

Njoftimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

 Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna