Ambasadori amerikan Donald Lu i shoqëruar nga dy ambasadorët e tjerë, Vlahutin dhe Borchard kanë takuar kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Takimi u zhvillua në kryesinë e Kuvendit dhe zgjati rreth një orë.

Gjithashtu, ambasadori amerikan, Lu më herë zhvilloi një takim me kreun e qeverisë Edi Rama në zyrën e këtij të fundit. Këto takime vinë një ditë pas dështimit të negociatave me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein. 

Duhet theksuar se mëngjesin e sotëm kryetari i Kuvendit, Meta zhvilloi një takim kokë më kokë me Ramën, për zgjedhjen e Presidentit, pasi nesër është raundi i tretë./tvklan.al