Ambasadori grek u vra nga gruaja e tij?

Vrasja e ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amiridis, me shumë gjasë është një krim pasioni. Sipas hetuesve brazilianë, pista kryesore kryesore për eliminimin e diplomatit grek, të çon te një oficer i policisë braziliane, i cili dyshohet se ka pasur një lidhje me bashkëshorten e Amiridis, edhe kjo braziliane.

Autoritetet atje i arrestuan të dy të dyshuarit, bashkë me 2 persona të tjerë. Siç raportojnë mediat greke, mësohet se polici i arrestuar u ka rrëfyer kolegëve të tij se vrasja ishte porositur pikërisht nga bashkëshortja e ambasadorit grek.

Sakaq, prova më e fortë që kanë hetuesit janë disa njolla gjaku të Amiridis, të gjetura në banesën e gruas së tij. Dyshohet se kjo e fundit bashkë me të dashurin e saj e kanë vrarë ambasadorin në shtëpi e më pas e kanë hedhur në humnerë bashkë me makinën. Mjeti u gjet i shkrumbuar, në hyrje të Rio de Janeiros.

111

Prej 4 ditësh, Kyriakos Amiridis 59 – vjeç ishte shpallur i humbur.  Ai ishte nisur nga Brazilia në drejtim të Rios për të festuar ndërrimin e viteve në plazhet e Copacabana.

Kyriakos Amiridis ishte akredituar si ambasador në Brazil në vitin 2016. Në vitet 2001 – 2004 ai ka shërbyer si konsull i përgjithshëm në Rio de Janeiro.

Më herët, 59 – vjeçari ka kryer funksionin e ambasadorit grek në Libi.

Tv Klan

Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*




Emisione








Të Lidhura