Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët sot në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Ambasadori Lu ka uruar të gjithë votuesit shqiptar dhe ka bërë me dije se janë 34 ekipe të ambasadës së SHBA që do të monitorojnë votimin në të gjithë vendin.

 “Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”

Ambasadori Donald Lu”,

thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Facebook. /

tvklan.al