Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë ekspertizën e tyre nëpërmjet prokurorëve tëFBI për çështjet hetimore të korrupsionit në nivele të larta, një prej të cilave dhe ajo ku është e përfshirë ish-ministri i Brendshme Sajimir Tahiri.

Lajmi është konfirmuar për TV Klan nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Pikërisht kjo çështje duket se është diskutuar dhe në takimin që Ministri i Brendshëm ka zhvilluar pas mesdite me 2 ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlautin.

https://www.youtube.com//embed/a2tQ7LwPk0s

Sipas ambasadës amerikane këto çështje kërkojnë një hetim të plotë dhe proces ligjor të paanshëm, ndaj SHBA vetëofrohen për të ndihmuar organin shqiptar të akuzës me ekspertët e saj të FBI.

Burimet brenda kësaj ambasade bëjnë të ditur se po vazhdojnë të ndjekim me vëmendje proceset gjyqësore për Emiliano Shullazin apo atë të Lulzim Berishës dhe 3 gjyqtarëve të apelit të Durrësit.

Takimi i ambasadorëve me Ministrin e Brendshëm ka zgjatur rreth 90 minuta dhe nga zyra e shtypit e këtij dikasteri nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

 Tv Klan