Ambasadori amerikan Donald Lu paraditen e kësaj të marte ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë dhe zgjati rreth 1 orë. Në përfundim, palët kanë preferuar të mos japin detaje.

Ky takim vjen një ditë pasi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët e opozitës pranuan të negociojnë mbi paketëm McAllister, që i ofron opozitës 4 ministri dhe propozimin shtesë të bërë nga kreu i qeverisë për postin e zv/kryeministrit./tvklan.al