Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka qenë një ndër të ftuarat në darkën e organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik.

Gjatë këtij takimi, ambasadorja Çitaku është takuar edhe me presidentin e ri, Donald Trump inaugurimi i së cilit do të bëhet më 20 janar, si dhe me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn.

Citaku

Ambasadorja e Kosovës nuk ka nguruar të postojë në rrjetin social Facebook disa foto të takimit më Trump. Ajo ka shkruar, ““Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik. “U thashë se jam një ambasadore krenare e vendit më pro­amerikan në botë”./tvklan.al