Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të zgjerojë listën e sigurimeve të detyrueshme me ligj. Përveç automjetit, në të ardhmen duhet të presin siguracion të gjitha firmat private për aksidentet në punë, institucionet që kanë përgjegjësi publike, njësitë e shërbimeve, si bar-restorante dhe hotele, ndërtuesit duhet të sigurojnë përgjegjësinë ligjore, profesionet e lira përgjegjësinë ndaj klientit dhe studentët e nxënësit aksidentet dhe shëndetin.

Shtrirja e kësaj liste mendohet të bëhet hap pas hapi në vitet 2018-2022 dhe bën pjesë në strategjinë e sapo miratuar nga bordi drejtues.

Strategjia po ashtu propozon edhe bashkëpunimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me qeverinë për të ulur në 3% taksën e primit, nga 10% që është sot, ose për ta hequr atë nga tatimi i kompanive të sigurimit. Kjo masë do të ulte edhe çmimin për produktet që shoqëritë në këtë treg ofrojnë për klientët.

Tv Klan