Edhe pse demokratët e ka vendosur në krye të listës së betejës opozitare luftën ndaj kanabisit dhe personave të përfshirë në këtë trafik, pikërisht nga radhët e tyre vjen në propozim surprizë.

Tritan Shehu hedh për debat publik një qëndrim personal për të amnistuar kultivuesit e thjeshtë të kanabisit, por nuk specifikon sesi mund të diferencohen nga trafikantët.

“Ne nuk mund të fusim në burg një fshatar të varfër që mund të ketë kultivuar, 5 – 10 rrënjë… Edhe kjo, e stimuluar nga këto njerëz dhe nuk futen kokat e vërteta. Qëndrimi është i imi.”

Drafti – propozimi i deputetit demokrat pritet të zbardhë dhe mënyrën që ka zgjedhur për të bërë dallimin, mes atyre që ai i cilëson si fshatarë të thjeshtë dhe trafikantëve të vërtetë, të cilët po ashtu mund të kenë vendlindjen në fshat dhe që mund të përfitojnë pikërisht nga ky fakt, nga amnistia që Shehu propozon.

Tv Klan