Në seancën e fundit të diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, mazhoranca ka vendosur që të shtojë edhe një tjetër lehtësi për qytetarët në draftin e faljes së një pjesë të detyrimeve tatimore dhe doganore.

Bëhet fjalë për të gjithë fermerët e vetëpunësuar të cilët nuk kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe rrezikojnë të mbeten pa pension.  

Çdokush që paguan detyrimet e sigurimeve shoqërore të krijuara nga janari i vitit 2011-të deri në dhjetor të 2016-ës do të përfitojë falje të penalitetit. Afati për të bërë këto pagesa është data e fundit e këtij viti.

Tv Klan