Kahramani i serialit “Një Pjesë e Imja” vjen siç nuk e keni parë kurrë më parë.

“Haberturk” ka publikuar fotot e para të “Ana Tjetër”, një film nga Ozcan Deniz, i cili ndan rolet kryesore me aktoret bukuroshe Meryem Uzerli (e njohur për rolin e sulltaneshës Hurrem) dhe Asli Enver.

Publiku do të çuditet tej mase, pasi ky është filmi i parë në zhanrin “Thriller” i Denizit.

“Xhirimet ishin të vështira por ia vlejti”, tha Ozcan Deniz.

Megjithëse xhirimet e filmit vazhdojnë ende, ai tashmë është shitur në tetë shtete.

Nuk dihet ende data e saktë në të cilën filmi do të shfaqet në kinematë turke dhe ato në rajonit. /tvklan.al