Gian Piero Ventura nuk e jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Italisë edhe pse nuk arriti ta kualifikojë skuadrën në finalet e një botërori. Dështimi në këtë fushatë u kalua nga trajneri me premtimin se do të ai dhe lojtarët do të bëjnë maksimumin për kualifikueset e botërorit.

Por kjo mungesë e marrjes së përgjegjësive nga ana e teknikut ka një prapavijë ekonomike. Kontrata e tij me kombëtaren përfundon në qershor të 2018 dhe Ventura nuk dëshiron të sakrifikojë pagat që arrijnë në 800 mijë euro. Sakaq të gjithë po bëjnë llogaritë për një shkarkim të mundshëm madje duke aluduar edhe për zëvendësuesin.

Emra të mundshëm janë Antonio Conte por që është ende nën kontratë me Chelsea. Mancini është një tjetër kandidat, nëse do ta mbyllë marrëdhënien me Zenit Shen Peterburg. Edhe Claudio Ranieri i Nantës është në listën e kandidatëve të mundshëm të federatës.

Carlo Ancelotti është njeriu që shihet si më i mundshmi, më pranë dhe me i plotësuari për një detyrë të tillë. Mediat italiane raportojnë se Ancelotti ka gjithsesi një kusht. Ai kërkon një projekt të ri, ide të reja dhe njerëz të rinj, veçanërisht në zyrat e federatës.

Nëse nga krerët e federatës italiane i paraqitet një projekt i tillë, Carlo Ancelotti do të pranonte të ulej në bisedime. Nuk do të pranojë menjëherë jo sepse mendon për anën ekonomike por në fakt për atë politike. Zgjedhjet do të mbahen në pranverë dhe Carletto e di mirë se futbolli italian ndikohet në rast fushate.

Tv Klan