Andi Lila do të qëndrojë te Pas Janina edhe për 3 vitet e ardhshme. Klubi grek lajmëroi arritjen e marrëveshjes në faqen zyrtare.

31 – vjeçari është pjesë e Pas Janinës prej 2011, me përjashtim të disa muajve huazim te Parma.

Andi Lila deklaroi për faqen e klubit se ndjehej i gëzuar që do të ishte sërish pjesë skuadrës nga Janina që sezonin e fundit e mbylli në vendin e nëntë.  

Tv Klan