Andi Lila është rikthyer te goli me Pas Janinën. Futbollisti i Kombëtares realizoi në fitoren 2 – 0 me Panaitolikos. Lila shënoi golin e parë të takimit në minutën e 73’, ndërsa e nisi sfidën si titullar.

Këtë sezon shqiptari ka shënuar 2 gola në 14 ndeshje, ku është aktivizuar në Superligën e Greqisë.

Pas Janina është në mesin e renditjes në një sezon jo të lehtë, ndërsa ka pak shpresa për t’u kualifikuar në kupat e Europës.

Kampionatit grek i kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund, ndërsa Olimpiakosi është shpallur përsëri kampion.

Tv Klan