Një marrëdhënie e shëndetshme ka një efekt të dobishëm në shëndetin tonë. Dashuria të jep emocione që na mbushin me gëzim dhe lumturi. Por çfarë ndodh kur një marrëdhënie përfundon dhe papritur ne qëndrojmë vetëm? Dhe si trajtohet kur dikush po kalon në dekadën e katërt dhe të pestë të jetës së tij? Nëse sapo keni mbush 30- vjeç dhe marrëdhënia juaj e dashurisë ka përfunduar, jo gjithmonë duhet të shikoni anën negative, pasi ka edhe disa gjëra pozitive.

Ju keni më shumë para për dreka, darka, pije, udhëtime, bileta për në teatër dhe kinema, dhurata, etj.

A keni menduar ndonjëherë sa para keni shpenzuar kur jeni në një marrëdhënie? Shpenzimet që bëhen në një marrëdhënie janë shumë.

Beqarë, keni më shumë kohë të lirë. Kur jeni në një marrëdhënie, fundjavat tuaja dhe një ose dy ditë në javë janë të përkushtuara për gjysmën tjetër. Por kur ndaheni papritmas, do të gjeni se keni shumë më tepër kohë se sa mendoni. Ju mund të organizoni fundjavën pa pasur nevojë të vareni nga partneri, pa i dhënë llogari askujt.

Rivlerësoni qëllimet e jetës tuaj. Modeli tipik i një marrëdhënieje është bashkëjetesa, martesa, fëmijët. Njerëzit e dinë saktësisht se çfarë është hapi tjetër.

Nëse jeni vetëm mund të rregulloni shtëpinë, gatuani, hani kur të dëshironi.

Nëse jeni vet ju bëheni më të hapur për njohje të reja dhe nuk keni komplekse./tvklan.al