Një shkëmbim me armë zjarri është regjistruar rreth orës 20:00  të së mërkurës mes policisë së Elbasanit dhe disa personave të fisit Capja.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, në afërsi të varrezave të dëshmorëve pranë Parkut “Rinia” në Elbasan. Sipas policisë, gjatë një vëzhgimi të një prej grupeve të Policisë së Shtetit, pjestarë të familjes Çapja kanë qëlluar me armë në drejtim të uniformave blu  dhe më pas kjo e fundit i është  kundërpërgjigjur.

elbasan 2

Mësohet se policia ka shoqëruar dy prej personave që qëlluan me armë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. E gjithë zona u rrethua nga policia e cila po kryen veprimet hetimore.

Për shkak të ngjarjes së tre ditëve më parë ku mbeti i plagosur Bledar Muça, policia Elbasan ka rritur kontrollet. Publikimi i një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë, së një biznesi privat, tregoi momentin e largimit të autorit të atentatit të së hënës ku mbetën të plagosur dy persona.

Mëngjesin e ditës së hënë, rreth orës 10:00, në një nga zonat më të populluara të Elbasanit, në rrugën “28 Nëntori” një person hapi zjarr me breshëri automatiku ndaj një makine, ku ishin Florenc Çapja dhe Bledar Muça. Plumbat plagosën lehtë Muçën dhe një efektiv policie që ishte duke kaluar aty rastësisht.

Tv Klan