Angelina Jolie është filmuar në vendin më të lumtur mbi Tokë, në Disneyland me disa nga fëmijët e saj ku festuan 11 vjetorin e Shiloh, vajzës së  çiftit Pitt- Jolie.

Jolie udhëtoi për në Disneyland me vajzën e saj të madhe Shiloh dhe dy binjaket, Knox and Vivienne

Grupit te festës i janë bashkuar edhe disa nga miqtë kamboxhian të vajzës së Jolies, ç’ka ishte dhe dëshira e 11 vjecares për ditëlindjen e saj. Jolie shfaqet e qetë, larg shqetësimeve të vitit  të kaluar duke shijuar në maksimum magjinë e Disneyland.

Me një look të thjeshtë, e veshur me xhinse të errëta dhe çizme të zeza, nuk ka lënë pa nxjerrë në pah linjat e saj tërheqëse.

Edhe pse u divorcuar nga bashkëshorti i saj vitin e kaluar, Jolie nuk ka vonuar të blejë një shtëpi rezidenciale prej 25 milionë dollarësh në Los Anxhelos, vetëm dy km larg vendit ku jeton Brad Pitt.

Tv Klan