Mes lotësh, ylli hollywoodian Angelina Jolie, ka folur për herë të parë publikisht për divorcin me aktorin Brad Pitt.

E gjendur në Komboxhia, për promovimin e filmit të saj më të ri, në një intervistë ekskluzive për BBC, Jolie ka rrëfyer se po kalon një periudhe shumë të vështire

 “Nuk dua të flas shumë për këtë, përveç se të them se ishte një periudhë shumë e vështirë dhe që ne jemi një familje, dhe gjithmonë do të jemi një familje”

41 vjeçarja, Angelina Jolie, u përball bashkë me 6 fëmijët e saj dhe ish bashkëshortin Brad Pit me një beteje të hidhur mbi kujdestarinë  e fëmijëve. Por në fillim të janarit, çifti arriti një marrëveshje divorci dhe nënshkruan dokumentet e kujdestarisë. Megjithatë fjalët e Zholi se ata ishin dhe do të mbeten një familje mund të tingëllojë si një hap pas i aktores, në lidhje me ish-bashkëshortin e saj.

Të shtunën e kaluar, Jolie bëri daljen e saj të parë publike në Kambogia, për premierën e filmit First They Killed My Father.

Të gjashtë fëmijët e saj, ishin të pranishëm në këtë aktivitet./Tv Klan