championsChampions League është kthyer në një pronë të skuadrave angleze dhe spanjolle.

Këto dy vende janë protagonist në kalimin e fazës së parë qëkur aktiviteti u bë me 32 ekipe, më saktë prej sezonit 1998 -1999.

Këtë vëzhgim e ka bërë gazeta italiane “Gazzeta dello Sport”.

Skuadrat angleze kanë mbërritur mes 16 më të mirëve të Europës në 51 raste, ndërsa ato spanjolle në 50 raste. Një dominim i qartë që lë pas Italinë dhe Gjermaninë.

Skuadrat italiane kanë mbërritur në këtë pikë të Champions League 40 herë prej sezonit 1998 – 1999, ndërsa ato gjermane në 34 raste.

Të hënën u hodh shorti i fazës së 1/8 ku marrin pjesë 4 skuadra gjermane, nga 3 angleze dhe spanjolle dhe vetëm 1 italiane. Mes supersfidave është Manchester City – Barcelona, Paris Saint -Germain – Chelsea apo Juventus – Borussia Dortmund.

Një aktivitet që çdo sezon ka surpriza dhe rruga drejt finales së Berlinit ka ende disa pengesa. Ndeshjet e fazës së 1/8 do të luhen me sistem vajtje-ardhje në muajin shkurt dhe mars.

Në Klan dhe Klan HD ju do të ndiqni si zakonisht takimin më të mirë të ditës së mërkurë.

Tv Klan