Premier League do të pësojë një ndryshim radikal në sezonin e ardhshëm.

Mediat britanike raportojnë se klubet pjesëmarrëse do të ulen të diskutojnë mbi një propozim për mbylljen e merkatos së verës, një ditë para fillimit të sezonit futbollistik. Rregullorja aktuale thotë se merkato nis në ditën e fundit të sezonit dhe përfundon më 31 Gusht, por kampionati anglez ka filluar.

Ndryshimin në këtë rregull e mbështesin pothuajse të gjithë klubet e kategorisë më të lartë, vetë Watford është kundër.

Shqetësimi është se klubet e tjera europiane janë më të favorizuara, pasi mund të përforcohen ende me futbollistë të Premier League, ndërsa ekipet në britani nuk do të kishin mundësi t’i zëvendësonin.

Këtë vit, merkato e verës në Angli do të mbyllet 3 javë pas fillimit të kampionatit dhe kjo i ka zhqetësuar të gjithë trainerët që kanë vendosur të mblidhen në fillim të Shtatorit për të marrë një vendim.

TV KLAN