Anglia “përzë” dhe të dënuarit shqiptarë. 41-vjeçari, Emirjan Hysaj është transferuar nga Interpoli drejt Tiranës. Transferimi i këtij të dënuari u bë nga Anglia në Shqipëri pasi Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka miratuar transferimin e tij për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga Gjykatat Angleze. 41-vjeçari është dënuar me 21 vjet e 4 muaj burg, për vrasje në Angli, nga të cilat ka vuajtur 8 vite dhe pjesën tjetër të mbetur do e kryej burgjet shqiptare.

Po kush është Emirjan Hysaj?

41-vjeçari së bashku me tre shqiptarë të tjerë kanë rrahur për vdekje Bob Singh, në një dyqan në Manchester. Ngjarja ka ndodhur në prillin e vitit 2004. Biznesmeni është pasi është rrahur nga 4 shqiptarët është goditur me një dërrasë në kokë, goditje kjo që ka qenë fatale për të.

/tvklan.al

Në foto Bob Singh

viktima