Një anije mallrash turke ka përplasur një luftanije greke në Detin Egje orët e para të mëngjesit të së premtes, para se të futej në ujërat territoriale turke, në fërkimin e fundit mes dy fuqive mesdhetare dhe aleatëve të NATO-s.

Lajmi bëhet i ditur nga marina greke, sipas të cilës, anija me flamur turk ka injoruar mesazhet radiofonike të luftanijes greke për të ndaluar.

Përplasja e cila nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme të mëdha materiale ndodhi në ujërat greke në juglindje të ishullit të Lesbosit.

Luftanija greke Armatolos, rreth 55 metra e gjatë, po merrte pjesë në një operacion të NATO-s për të ndaluar trafikimin e emigrantëve nga Turqia drejt Turqisë.

Përplasja vjen në një kohë që tensioni mes Turqisë dhe Greqisë lidhur me ishujt e pabanuar në Detin Egje vijon të mbetet i lartë./tvklan.al