Anije me eksploziv në Greqi, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Foto: Anija e ankoruar në portin e Iraklios, e ngarkuar me eksploziv


Një anije e ngarkuar me eksploziv u ndalua në Greqi ditën e djeshme, ndërsa janë arrestuar 8 personat që ndodheshin në bord.

Mjeti lundrues ndodhet i ankoruar në portin e Iraklios në Kretë dhe destinacioni përfundimtar i saj ishte Libia.

Sipas mediave greke, anija po transportonte 29 konteinerë me eksplozivë, detonatorë, nitrat amoniaku dhe përbërës të tjerë që mund të përdoren për ndërtimin e bombave.

Në bordin e anijes “Andromeda” u gjetën dy ukrainas, një shqiptar dhe pesë indianë, të cilët nesër do të dalin para Gjykatës. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë.  Gjatë marrjes në pyetje, anëtarët e ekuipazhit dhanë dëshmi kontradiktore. Ata treguan se kapiteni ishte udhëzuar nga pronari i anijes “Andromeda” që të shkonte në portin e Misurata në Libi dhe jo në Djibouti të Afrikës, siç tregonin dokumentet.

Sipas një direktive të Bashkimit Europian, ndalohet shitja e armëve dhe eksplozivëve në Libi. Përveç kësaj, inspektimi në anije zbuloi mangësi serioze në dokumentacion si dhe në sigurinë e jetës së ekuipazhit për shkak të eksplozivëve.

Anija “Andromeda” me flamur të Tanzanisë është 81 metra e gjatë dhe 12 metra e gjerë. /tvklan.al

Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione