GJIKNURIKontratat koncensionare për pasuritë nëntokësore që qeveria do lidhë me kompanitë private nuk do të  jepen me kërkesa individuale të firmave por do të kalojnë nëpërmjet  ankandeve publike. Kështu u shpreh ministri i energjetikës Damian Gjiknuri, në forumin për transparencën e industrisë nxjerrëse. Ai tha se   kompanitë duhet të konkurojnë me njëra -tjetrën në mënyrë që shfrytëzimi i pasurive natyrore të përdoret në formën e duhur.

Brenda vitit do krijohet regjistri elektronik i koncensioneve, në mënyrë që informacioni për këto kontarata të merret në kohë reale.

Transparenca, sipas ministrit Gjiknuri do të jetë në fokus të reformave pasi sipas tij pasuritë natyrore të vendit janë pronë e të gjithë shqiptarve dhe për këtë ata duhet të jenë të informuar se si këto pasuri përdoren.

tvKlan