Institucioni i Presidencës paralajmëroi se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese buxhetin për vitin 2017, nëse Ministria e Financave nuk i alokon një fond shtesë prej 20 milionë lekësh të reja, që i nevojitet për sistemin elektrik dhe shpenzimet korente. Kërkesa u bë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve teksa diskutohej buxheti për vitin e ardhshëm.

Florian Nuni, Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës: Kjo situatë përsëritet. Ne marrim një premtim nga Ministria e Finacave që nuk gjen zgjidhje. Nëse kjo situate vijon në do ta trajtojmë institucionalisht në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është presion dhe ne na shkakton vështirësi.

Kërkesa e bërë nga institucioni i Presidencës gjeti edhe mbështetjen e përfaqësuesve të LSI-së dhe Partisë Demokratike.

Për buxhetin e 2017-ës raportoi në Komisionin e Ligjeve edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili kërkoi unifikim të pagave për punonjësit e Policisë së Burgjeve me ato të Policisë së Shtetit./ TV KLAN