Qarabag i Ansi Agollit është shumë pranë kualifikimit për herë të parë në grupet e Champions League.

Fitorja 1 – 0 në takimin e parë play off me Copenhagen i jep shpresë ekipit nga Azerbajxhani për të debutuar në elitën e futbollit europian. Kapiteni i Kombëtares ishte në fushë në këtë takim, duke dërguar vazhdimisht në zonën kundërshtare krosime të rrezikshëm.

Ansi Agolli provoi edhe të godiste portën. Qarabag zotëroi sfidën me skuadrën daneze falë edhe përvojës së krijuar në vitet e fundit në kupat e Europës.

Ndeshja e kthimit me Copenhagen do të luhet javën e ardhshme. Mbrëmjen e së martës u zhvilluan edhe sfida të tjera të play off të Champions League.

Liverpool mundi 2 – 1 Hoffenheim në ndeshjen e luajtur në Gjermani. Fitore jashtë fushe edhe për CSKA Moskva 1 – 0  me Young Boys. Qipriotet e APOEL Nicosia munden 2 – 0 Slavia Praga, ndërsa takimi Sporting Lisbon – Steaua Bucuresti u mbyll në barazim pa gola.

/Tv Klan