Anthony Joshua është kampioni absolut i peshave të rënda për kategoritë IBF, WBA dhe IBO. Në një ndeshje legjendare britaniku 27-vjeçar triumfoi përballë Vladimir Klitschko përballë 90 mijë shikuesve në stadiumin Wembley, i improvizuar në një arenë boksi.

Ndeshja e luftuar nga të dy boksierët u mbyll vetëm në raundin e 11 me Knock-Out pasi kish pësuar më parë 3 herë Knock-down.

Me 14 vjet më pak se ukrainasi, Joshua e tregoi freskinë e tij në raundet e fundit duke sulmuar vazhdimisht.

Britaniku koleksionon fitoren e 19 në 19 ndeshje si profesionist dhe të gjitha të mbyllura me “Knock-out”. Për Klitschko-n kjo ishte humbja e pestë në një karrierë historike.

Pavarësish kush humbi e kush fitoi dy boksierët fituan nga kjo ndeshje me shumë se 15 milionë paund secili.

Tv Klan