Anticikloni afrikan, Luciferi po avancon drejt kontinentit të vjetër, ndërkohë që Europa Qendrore është përfshirë nga stuhi të forta.

Sipas meteorologëve italianë, Luciferi do të sjellë temperatura përvëluese për të gjithë kontinentin europian, të cilat do të qëndrojnë deri në fund të muajit Gusht.

Vala e të nxehtit që ka nisur në ditën e parë të muajit është më e nxehta e kësaj vere dhe pritet të shënojë temperatura rekord, të cilat do t’i kalojnë 42 gradë Celcius në Itali. Po ashtu Spanja dhe Turqia parashikohen të preken nga i nxehti intensiv.

Duke filluar që nga dita e enjte, për të pakten 10 ditët në vijim, anticikloni afrikan do të shënojë pikun e tij.

Vendet skandinave do të ndikohen nga moti i paqëndrueshëm, por edhe aty termometri pritet të kalojë mesataren e viteve të shkuara.

Tv Klan