Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Anti-drogës në Itali ka publikuar raportin vjetor për vitin 2015, një bilanc i aktivitetit dhe rezultateve të policisë në luftën kundër trafikut të drogës. Raporti vlerëson një rënie të trafikut të marijuanë dhe hashashit, në pellgun e Mesdheut, që vjen edhe falë punës së Policisë Shqiptare, thuhet në raport.

Krahasuar me një vit më parë, ka një rënie të kriminalitetit shqiptar me 15,95% dhe me gati 30% krahasuar me 2013.

Sa i përket sasive të marijuanës të sekuestruar në Itali vlera më e madhe është shënuar në 2014 – ën, 35.744 kilogramë, ndërsa në 2015 – ën, sasia e sekuestruar është 9.313kg.

Në raport thuhet se kjo rënie ka ardhur falë punës së intensifikuar të Policisë Shqiptare për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve të kanabisit. Pavarësisht kësaj, Shqipëria mbetet vendi i parë i origjinës të marijuanës drejt vendit fqinj. Për 2015 – ën, nga Shqipëria në raport shkruhet se në total janë futur rreth 2.689 kilogramë.

foto-droga

Kjo pasqyrohet edhe nëpërmjet disa fotove gjatë një operacioni të Policisë Shqiptare në Gusht të 2015 –ës, në Vlorë ku u sekuestruan dhe asgjësuan 16 mijë bimë narkotike.

Sa i përket konstatimit të transportit të drogës me avionë të vegjël, thuhet se ato përdorin pista të ulje klandestine të krijuara përtej Adriatikut, duke trasportuar sasi të konsiderueshme kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë. Ky aktivitet, theksohet në raport do të vijojë të jetë nën monitorimin e autoriteteve italiane.

Deri më tani, falë bashkëshkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, është bërë e mundur evidentimi i këtij trafiku, që realizohet në zona të izoluara në Shqipëri.

Në mesin e operacioneve të suksesshme në luftën kundër trafikur të drogës, është edhe “Enigma 2011”, i finalizuar më 28 Shtator 2015, në një operacion ku lëshuan 21 urdhër – arreste, kryesisht shqiptarë, të cilët ishin në hetim për akuzën e trafikut të drogës, mbi të gjitha marijuanë dhe heroinë.

Hetimet për këtë operacion nisën në fund të 2010 –ës dhe çuan në zbulimin e organizate të madhe kriminale në rajonë të ndryshme të veriut të Italisë.

Ky operacion ndërkombëtar mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare bëri të mundur identifikimin e mënyrës së organizimit, përsonat e përfshirë dhe rrugën që ndjekur prej tyre.

Raporti evidenton një rënie të veprimtarisë të transportit të drogës në rrugë detare me 49.99% në nivel kombëtar italian, krahasuar me një vit më parë.

Gjatë 2015 – ës autoritetet gjyqësore kanë sinjalizuar në total 27,718 persona, me një ulje prej 7.37 % me një vit më parë, që ishin 19.524.

Prej tyre 1555 janë shqiptarë, 15.95% më pak krahasuar me një vit më parë. /tvklan.al

[embeddoc url=”http://tvklan.al/relazione-annuale-2015.pdf”]