PicMonkey Collage

Përbërësit

300 gram proshutë

300 gram djath kaçkavall

200 gram ullinj

200 gram kastravecë turshi

Përgatitja

Në varësi të dëshirës mund të zgjidhni t’i përdorni edhe ullinjtë, edhe kastravecat turshi. Fillimisht vendosni në shkopinjtë e shishqepabit ose stika, kokrrat e ullirit. Merrni proshutën dhe vendoseni në shkop. Pas proshutës, shtoni djathin kaçkavall i cili duhet të jetë prerë në kubik. Në fund pasi ta keni prerë në pjesë të vogla, vendosini kastravecët turshi pas djathit kaçkavall./tvklan.al