Shumë nga poezitë që Rudolf Marku bashkë me miqtë e tij poetë i lexonin në fshehtësi, në Shqipërinë e viteve ’70, sot vijnë të përmbledhura në “Retë që shkasin atje tej, retë e mrekullueshme”. Mes 126 krijimeve, nga 76 autorë të huaj, e shqipëruar vjen për herë të parë, atë që Rudolf Marku e cilëson si më të rëndësishmen e shekullit që lamë pas, poemën e Ezra Pound-it, “Hugh Selwyn Maulberley” .

Kjo antologji e poezisë botërore, reflekton edhe shijen e autorit, njëherësh përkthyesi.  Për të mbërritur deri te botimi për këshilltarë pati shokët me të cilët ndanin takimet poetike, si Preç Zogaj, që është edhe redaktori i librit të tij.

“Retë që shkasin atje tej, retë e mrekullueshme”, përbën edhe një dedikim për poetët që me krijimtarinë e tyre, tronditën mënyrën e të menduarit, si Safo, Shakespeare, Whitman, Saba, Eliot, Kunze e shumë të tjerë.

Tv Klan