CALCIO: JUVE; E' UFFICIALE, CONTE NUOVO ALLENATOREAntonio Conte është prezantuar mesditën e së martës si trajneri i ri i Italisë duke zëvendësuar Çezare Prandelin e dorëhequr pas botërorit.

Ish-trajneri i Juventusit ka firmosur një kontratë deri në vitin 2016.

Antonio Conte do të debutojë më 4 shtator në miqesoren me Hollandën, ndërsa 5 ditë më vonë Italia do të luajë me Norvegjinë takimin e parë kualifikues të Euro 2016.

Conte, gjatë konferencës për mediat, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i sapozgjedhur i Federatës, Karlo Tavekio, ka pranuar se të gjithë do të kenë shansin të jenë pjesë e përfaqësueses.

 

TV KLAN