Më shumë se 100 hipopotamë kanë ngordhur në Namibi në një park kombëtar. Sipas ministrit të mjedisit arsyeja mendohet të jetë përhapja e Antraksit.

Përgjegjësit e parkut njoftojnë se kafshët kanë filluar që të dielën të shfaqin shenja dobësie, derisa disa prej tyre ngordhën, duke e çuar numrin në 109.

Autoritetet ngrenë shqetësimin për rrezikimin e kafshëve të tjera nëse nuk merren masa. Për më tepër që trupat e ngordhur të hipopotamëve janë kthyer në joshje për ushqim nga kafshët e tjera të parkut. Popullsia e hipopotamëve në Namibi kap shifrën 1300 deri para ngjarjes. Ndërsa infektimi me bakterin e antraksit, edhe pse është më i përhapur tek kafshët, prek rreth 2000 njerëz çdo vit në Afrikë.

Ndërkohë një studim i ri ka treguar se kërkesat e larta për dhëmbët e hipopotamëve është duke kërcënuar këta gjitarë me zhdukje. Aryeja lidhet me tregun zi të pangopur ndaj fildishit, që tashmë e ka larguar vëmendjen nga dhëmbët e elefantëve dhe po përqëndrohet tek hipopotamët afrikanë.  Që prej vitit 1975 rreth 1,7 milion kg dhëmbë janë tregtuar në botë, 75% e të cilëve në tregun mes Ugandës dhe Tanzanisë.

KLAN PLUS