Qeveria anulon një vendim të vitit 2012, për kolaudimin e automjeteve frigoriferike njohur si “Kontrolli i  Brendshëm i mjeteve me ushqime delikate gjatë transportit ndërkombëtar”. Ai nisi të vihej në zbatim prej Gushtit të vitit 2016, por shoqatat e bzinesit e konsideruan kontrrollin një takse të shtuar për ta.

“Kjo është fitorja e radhës e “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” në mbrojtjen e të drejtave të bizneseve që ne përfaqësojmë. Ky standard kolaudimi që u tentua të aplikohej, nuk është i aplikuar në shumicën e vendeve të BE-s dhe as në SHBA, prandaj ishte absurde implementimi në Shqipëri. Fatura që biznesi duhet të paguante për këtë shërbim të panevojshëm shkonte rreth 5 milion euro në vit. Kjo do të shkarkohej e gjitha në kurriz të konsumatorit pasi kjo kosto do të reflektonte në rritjen e çmimeve të prodhimeve ushqimore vendase. Industria ushqimore shqiptare, do të bëhej më pak konkurruese po për të njëjtën vlerë krahasuar me vendet fqinje të cilat nuk e aplikojnë këtë standard”.

Për kërkesat e biznesit u ngrit një komision i posaçëm shtetëror që hetoi çështjen dhe arriti në konkluzonin se kërkesa për çertifikatat për transportin e brendshëm tejkalonin kërkesat ligjore dhe se emërimi i një eksperti të vetëm në procesin e koaludimit linte vend për abuzim.

Tv Klan