Të martën në mbrëmje në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ishte njoftuar ngjitja në skenë, në formën e leximit dhe interpretimit e disa pjesëve nga vepra më e re e dramaturgut kosovar, Jeton Neziraj.

Vënia në skena e teatrit, premierë në Tiranë, e parashikuar në orën tetë të mbrëmjes u anulua. Sipas dramaturgut Jeton Neziraj, shkak është bërë një konflikt për sallën me Drejtorin e Teatrit Eksperimental, Kiço Londo.

Ky i fundit sipas Neziraj, e kishte bllokuar skenën deri në pesë të mbrëmjes më një tjetër aktivitet, duke mos i lënë kohë ekipit të teknikës të vendosë pajisjet për të bërë të mundur shfaqjen.

Pretendimeve të dramaturgut kosovar, Drejtori Kiço Londo nuk është i përgjigjur. E pyetur për këtë incident zyra e shtypit në Teatrin Ekesperimenatl Kujtim Spahivogli, u përgjigj se nuk kanë asnjë reagim. Pas anulimit të shfaqjes, Jeton Neziraj, së bashku me ekipin e tij menduan që t’i jepnin publikut të pranishëm, një shije nga teatri në pishinën mes dy teatrove. Pak para se aktorët të nisin interpretimin, dramaturgu Jeton Neziraj citoi një fragment nga vepra e tij.

Tv Klan