Anxhela Peristeri triumfon me këngën e Ana Oksës.

“Your Face Sounds Familiar” mbyll me sukses puntatën e tretë.

Tiparet e fytyrave dhe çdo detaj tjetër si veshja, performimi apo zëri i personazheve të zgjedhur u imituan me shumë hollësi.

Votimi i jurisë dhe vetë konkurentëve, rezultoi në një barazim midis Endri Priftit dhe Anxhela Peristerit.

Ishte Bojken, i cila tha fjalën e fundit dhe kurorëzoi si fituese Anxhelën, e cila erdhi me një performancë speciale dhe shumë të kuruar si Anna Oxa me këngën Camminando.

Patenta e gjigandit Endemol, vjen e shqiptarizuar nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, çdo të hënë në 20:15, me fytyra të njohura të transformuara në fytyra të reja, me muzikë, kërcim, aktrim e shumë surpriza të tjera.

Tv Klan